Fjalë Kyçe

Rusia kërcënon Ukrainën me luftë

Rusia kërcënon Ukrainën me luftë

Të dyja shtetet kanë çuar përforcime në kufi.

Tensionohet situata në rajonet kufitare të Ukrainës Lindore pasi Rusia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake për të mbrojtur qytetarët e saj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov mësohet të ketë thënë se në rast të ndezjes së konfliktit, atëherë Rusia nuk do të qëndrojë duarkryq. Ushtria në Ukrainë i hodhi poshtë akuzat, për përgatitje të mundshme të një sulmi kundër rajoneve separatiste pro-ruse në lindje.

Rimarrja e këtyre rajoneve “do të çonte pashmangshëm në vdekjen e një numri të madh të civilëve dhe humbje të jetëve të ushtarëve” dhe është për këtë e papranueshme, deklaroi kreu i ushtrisë, Ruslan Chomtschak në Kiev.

Prej ditësh të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkallëzimin e ri të gjendjes në konfliktin që zgjat prej 7 vjetësh. Rusia dhe Ukraina dërguan trupa në rajonet e konfliktit.