Kryetarja e re e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer u shpreh gjatë kongresit të partisë në Hamburg për marrëdhëniet me Rusinë përballë krizës së Krimesë.
Në një intervistë për DW ajo ka theksuar se Evropa nuk mund të tolerojë aneksimin e territoreve Ukrainase, pjesë e Evropës, nga Rusia.
“Ne duhet të mbajmë edhe njëherë parasysh, edhe tani përballë ngjarjeve më të fundit në Ngushticën e Kerçit, që fillesa si të thuash e diskutimit dhe e konfliktit është aneksimi në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare i Krimesë, përzierja në Ukrainën Lindore dhe që ne duhet të bëjmë shumë të qartë, si përmes sanksioneve, që kemi, por edhe në reagim të incidentit, që këtë mënyrë të marrjes së tokës në Evropë nuk e durojmë dhe se nuk mund ta durojmë. Është shumë e qartë që Deti Azov nuk është det i brendshëm rus dhe është edhe në interesin evropian, në interes ndërkombëtar që kjo të sqarohet dhe të kujdesemi për këtë”, ka deklaruar ajo.