Rusia ka bërë publike planet për të ngritur bazën e saj ushtarake në Karaibe pas arritjes së një marrëveshjeje me Venezuelën për pagesë me para të gatshme.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se ekspertët rusë kishin zgjedhur ishullin La Orchila, 125 milje në verilindje të Karakasit, si një bazë e mundshme ushtarake në 10 vjetët e ardhshëm.
Sipas agjencisë, Rusia tani do të bëjë ‘vendosjen e avionëve strategjikë Tu-160 në ishull’, pasi të kërkojë leje nga udhëheqësi venezuelian, Nicolas Maduro.
Vendosja do të përfaqësojë një nga spostimet gjysmë të përhershme të pajisjeve ushtarake ruse në rajon që nga kriza e raketave kubane më 1962 – e cila shënoi kulmin e Luftës së Ftohtë. /Gazeta Alo/