Fjalë Kyçe

Rusia përgjigjet për 9 majin, datës që Britania i frikësohet

Rusia përgjigjet për 9 majin, datës që Britania i frikësohet

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka thënë se një luftë bërthamore nuk duhet të nisë asnjëherë pasi nuk do të kishte “asnjë fitues”, dhe u kërkoi shteteve që të përmbahen.

Lavror në një intervistë me gazetën Al-Arabiya tha se Rusia “ka qenë kampion në dhënien e premtimeve nga të gjitha shtetet që të mos fillojë luftë bërthamore.

Kur u pyet nëse ushtria ruse do kontroll të plotë në Donbas dhe Ukrainën jugore për të mundësuar një korridor tokësor për në Krime, Lavrovi tha se mënyrat e ushtrisë për të arritur synimet e Rusisë nuk mundet ai t’i diskutojë.

Ai nuk konfirmoi kur u pyet nëse operacionet në Donbas do të përfundonin më 9 maj, datë e cila sipas disa analistëve dhe zyrtarëve amerikanë kanë sugjeruar se mund të jetë një datë e targetuar e presidentit rus Vladimir Putinit për të shpallur një fitore.

“Ato do të kompletohen kur synimet të përmbushen”, tha ai.

Lavrori minimizoi presionin e sanksioneve nga qeveritë perëndimore mbi Rusinë. Tha se Rusia gjithmonë ka pasur sanksione.

“Vala e fundit e sanksioneve e ka treguar fytyrën e vërtetë të Perëndimit… të besoj se kjo do ta bëjë Rusinë të qaj dhe të lutet për falje… ata nuk dinë asgjë për politikën e jashtme të Rusisë ose si të merren me Rusinë”, tha ai.