Fjalë Kyçe

Rusia shënon rritje të madhe të rasteve me koronavirus

Rusia shënon rritje të madhe të rasteve me koronavirus

Rusia ka regjistruar 10,633 infeksione të reja koronaviruse në 24 orët e fundit, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i shpërthimit në vend.

Rritja e sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit në Rusi në 134.686, e shtata me radhë prej vendeve më të prekura në botë.

Por shkalla e vdekshmërisë së Rusisë mbetet e ulët në krahasim me vendet e tjera, të tilla si SH.B.A., Italia dhe Spanja.

Të dielën, u njoftuan edhe 58 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin, duke e çuar totalin në 1.280 në Rusi.

Moska është goditur veçanërisht nga virusi, duke e lënë sistemin e saj të kujdesit shëndetësor me vështirësi të mëdha për ta përballuar pandeminë.