Fjalë Kyçe

Sa e ka përkrahur Qeveria financiarisht filmin “Zgjoi”?

Sa e ka përkrahur Qeveria financiarisht filmin “Zgjoi”?

Debutimi i filmit “Zgjoi” në skenën vendre dhe ndërkombëtare ishte një sukses i padiskutueshëm.

Që nga dita kur u lansua ekskluzivisht, filmi ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze historinë e luftës, perjetimeve të Fahrije Hotit dhe të Kosovës në përgjithësi.

“Zgjoi” ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga publiku gjithashtu, përfshirë këtu edhe Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në vendimin e sotëm, të siguruar nga Indeksonline, Qeveria, me kërkesë të MKRS-së, ka ndarë 95,725 euro për këtë film.

“Këto mjete financiare do të përdoren për mbështetje të pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendra Kinematografike e Kosovës, për të garuar në kuadër të Akademisë së Oscars” thuhet në vendimin e Qeverisë.

Këto mjete financiare do të ndahen në kuadër të nën-programit të “Programi i Ringjalljes Ekonomike” nga kategoria “Subvencione dhe Transfere”.


“Zgjoi” ka fituar tri çmime në festivalin ndërkombëtar Sundance, teksa filmi ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Nominimet për Oscars do të shpallën zyrtarisht më 8 shkurt.