Fjalë Kyçe

Sa mund të durojë një person pa oksigjen, ujë, ushqim apo gjumë?

Sa mund të durojë një person pa oksigjen, ujë, ushqim apo gjumë?

Njerëzit mund të përballojnë kushtet më të pafavorshme apo kapërcejnë probleme të mëdha shëndetësore. Për mbijetesën njerëzore, ekziston një ligj joformal prej 3. Tre minuta pa oksigjen, tre ditë pa ujë, tre javë pa ushqim, mund të presin fijen e jetës. Por nuk është tamam kështu… Sa mund të durojmë pa oksigjen, ujë, ushqim, diell apo gjumë?

Oksigjen

Rregulli i përgjithshëm që zbatohet është se në asnjë rrethanë nuk duhet mbajtur frymë për më shumë se 3 minuta. Përndryshe rrezikon dëmtime serioze të trurit. Sigurisht, qëndrueshmëria e një personi mund të rritet me trajnimin e duhur. Për shembull, zhytësit kanë aftësinë të përballojnë edhe më shumë se 3 minuta nën ujë.

Rekordi botëror për apnea statike, të mbajtur nga Stéphane Mifsud që nga viti 2009, është 11 minuta dhe 35 sekonda. Një fakt tjetër interesant në lidhje me apnea është se njerëzit, për disa arsye misterioze janë më elastikë kur janë nën ujë.

Ujë

Trupi ynë përbëhet nga dy të tretat e ujit. Pa të, njeriu është i pamundur të mbijetojë gjatë. Vetëm tre ditë pa ujë mund të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore. Sidoqoftë, kohëzgjatja e saktë që çdo person mund të durojë pa ujë nuk mund të llogaritet.

Nën kushte të mira një person mund të durojë një javë, apo edhe më gjatë, pa pirë një gllënjkë. Nga ana tjetër, nëse është në kushte të pafavorshme, uji është i nevojshëm para se të përfundojë një periudhë 24-orëshe. Rekordi mbahet ndoshta nga Andreas Mihavecz, ku në moshën 18 vjeç ai arriti të mbijetojë për 18 ditë pa një pikë ujë.

Ushqim

Kufijtë e mbijetesës pa ushqim janë edhe më të vështirë për t’u përcaktuar sesa ato të ujit. Trupi hyn në një proces të tmerrshëm kur i mungon ushqimi. Ai përdor glikogjenin nga mëlçia dhe muskujt për të prodhuar glukozë. Nëse uria vazhdon, atëherë trupi përpunon dhe konsumon rezervat e tij të yndyrës dhe proteinave. Të dhënat e vetme në këtë rast janë grevat e urisë. I burgosuri politik, Terence MacSëiney qëndroi 74 ditë pa ushqim para se të vdiste në 1920.

Diell

A mund të mbijetojë njeriu në errësirë ​​të plotë? Përgjigja është “po” dhe për fat të keq ne e dimë nga një histori rrëqethëse. Një rus paranojak mbajti një grup fëmijësh në një bodrum për shumë vite. Shumica e fëmijëve, përfshirë një 19-vjeçar, nuk e kishin parë kurrë dritën e diellit.

Për sa kohë që nivelet e vitaminës D plotësohen nga burime të tjera përveç diellit, nuk ekziston rreziku i humbjes së jetës. Ajo që preket ndjeshëm është serotonina, e cila prish gjumin dhe humorin kur mungon nga trupi.

Gjumë

Rastet kur njerëzit kanë vdekur për shkak të pagjumësisë janë shumë të pakta. Zakonisht, një person gjen një mënyrë për të fjetur para se të jetë vonë. Në praktikë, duhen disa muaj që mungesa e gjumit të çojë në vdekje.

Randy Gardner është ai i cili ka rekord pagjumësi që nga viti 1965 në moshën 17 arriti të mbani sytë hapur për 11 ditë rresht. Pavarësisht se sa shumë përpiqet një person, në fund ai do të flejë para se të dëmtojë veten. /abcnews.al