Fjalë Kyçe

Sabri Fejzullahu dhe Gold AG po vijnë me një bashkëpunim?

Sabri Fejzullahu dhe Gold AG po vijnë me një bashkëpunim?

Janë shfaqur së bashku në studion muzikore “M-Production”.

Fjala është për këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu dhe reperin nga Presheva, Gold AG që siç duket do t’i bashkojnë forcat në një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Në një studio muzikore gjersa bëjnë shqiponjën, dyshja lë të kuptohet se po vijnë me këngë të re por asgjë deri më tani nuk është konfirmuar.

Sabriu dhe Ariani, nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë por marrë parasysh sukseset e tyre do të ishte një kombinim i bukur.

Presim të shohim se çfarë do të ndodhë.