Sadiku njofton se kanë nisur përgatitjet për fillimin e programit “Kujdesi në Grup për Prindërim”
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka njoftuar se ka filluar përgatitja për fillimin e programit “Kujdesi në Grup për Prindërim”.
Sadiku ka deklaruar se Programi i Kujdesit në Grup për Prindërim, fokusohet tek prindërit dhe fëmijët nga 0 deri në 17 muaj.
“Ky program fuqizon dhe edukon prindërit për zhvillimin e fëmijëve, sigurinë në shtëpi, prindërimin pozitiv dhe lidhjen e sigurtë me prindërit”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar se gjatë vitit 2024, rreth 1600 gra dhe çifte kanë përfituar nga shërbimet e ofruara përmes Dhomave per Promovim dhe Edukim Shëndetësor, të cilat janë pjesë integrale e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare