Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi të rrallë të heroit, Adem Jashari.
Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi të rrallë të heroit, Adem Jashari.
Berisha po ashtu gjatë ditës së sotme ka bërë edhe homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.
Berisha përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Adem Jasharin e ka cilësuar si kryetrim të kombit shqiptar pas Skënderbeut.
Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:
Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij.