Fjalë Kyçe

Sami Kurteshi nuk ka “haber” për koalicionin VV-PDK në Gjilan: Me PDK paskan bo a?

Sami Kurteshi nuk ka “haber” për koalicionin VV-PDK në Gjilan: Me PDK paskan bo a?

Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi, e ka komentuar marrëveshjen e partisë së tij me PDK-në në Gjilan.

I pyetur nga gazeta Blic, Kurteshi ka thënë po dëgjon për herë të parë për këtë koalicion.

“Po a? Me PDK-në paskan bo a? Shumë mirë, prej juve po dëgjoj,” ka thënë Kurteshi, derisa ka shtuar se nuk ndodhet në Kosovë.

Kurteshi ka shtuar se koalicion ka mundur të arrihet edhe me parti të tjera, duke përmendur edhe Lista Srpskan.

“Më mirë me partitë shqiptare se sa me Listën Serbe. PDK, LDK, AAK, kushdo qoftë,” është shprehur ai.

Riad Rashiti, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së në Gjilan tashmë ka konfirmuar p se kanë arritur marrëveshje me Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur.

PDK ka kërkuar 4 drejtori dhe njërën nga pozitat, atë të kryesuesit të Kuvendit Komunal ose nënkryetarit të komunës.

Mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit do të mbahet në ora 15:00.