Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur ecurinë e grevës në ditën e nëntë të saj.
Sipas SBASHK-ut, edhe sot greva është mbajtur në të gjitha institucionet arsimore nga çerdhet deri ne universitete, me përjashtim të një shkolle në Gllogjan të komunës së Deçanit.
“Përndryshe të gjitha raportet nga komunat pasqyrojnë gjendje unike të grevistëve, si dhe përkundër të gjitha presioneve të bëra ata janë të palëkundshëm në kërkesat tyre. Si çdo ditë tjetër, edhe sot kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga këshilltari Ymer Ymeri, vizituan çerdhen “Dielli” në Prishtinë, ku bashkëbisedoj nga afër me grevistët.
Sot në zyret e SBASHK-ut, Këshillin Grevist Qendror e vizitoj Kryesia e Këshillit të Prindërve të komunës së Prishtinës, e udhëhequr nga kryetarja e këtij këshilli Besa Halili Krasniqi, ku bashkëbiseduan,se si mund të gjendet ndonjë formë që të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve dhe të ndërpritet greva, gjithashtu delegacioni i Këshillit të Prindërve shprehi mbështetjen e plotë në kërkesat e SBASHK-ut, ku kryetari i SBASHK-ut e falënderoj këtë këshill dhe gjithashtu para prindërve shprehi keqardhje që s’kemi arritur të gjejmë kompromis tjetër për të mos ardhur deri të greva, ku përgjegjës për këtë janë institucionet e shtetit”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje theksohet se sot, SBASHK-u iu drejtua Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, me një shkresë në të cilën mes tjerash thuhet.
’’Edhe njëherë me mirësi kërkojmë nga ju që të gjeni formën dhe mundësitë financiare që kërkesat e punëtorëve arsimor nga çerdhet e deri te universitetet, si dhe nga punëtorët teknik e deri të rektori, të kenë një rangim me të lartë se 30%, karshi rangimit që ka ardhë te ju nga Qeveria, në mënyrë që këta punonjës të jenë të radhitur në nivelin meritor.
Gjithashtu ka kërkuar një takim për sqarim rreth disa deklaratave që kanë qarkulluar, gjëja se për plotësim të kërkesave të SBASHK-ut, e njëra ndër to ishte edhe ajo e deputetit të këtij komisioni Milaim Zeka, në debatin e RTK-së me datë 23.01.2019, ku mes tjerash tha se koeficienti për edukatorët është bërë 2.15. e koeficienti është bërë jo 30% siç kërkon SBASHK-u, por 25 %’’.
SBASHK-u përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se në orët e pasdites kryetari i këtij komisioni Nati Hasani i ftoj në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut.
“Ne këtë takim ishin kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga këshilltari Ymeri Ymeri dhe nënkryetari i BSPK-se Atdhe Hykolli.
Kryetari i këtij komisioni Nait Hasani, ka dhënë informata lidhur me punën momentale që ka bërë ky komision, duke theksuar që është bërë ngritje për 0.20 të koeficienteve e cila përputhet me ofertën e dhëne nga kryeministri me datë, 20.01.2019 ofertë të cilën SBASHK-u e ka refuzuar me vendim të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.
Gjithashtu kryetari i komisionit Nait Hasani i njoftoj delegacionin e SBASHK-ut se komisioni ende se ka përfunduar punën në versionin final, për ta dërguar në komisionet e nevojshme parlamentare para se të dërgohet ligji për votim në seancë”, thuhet në njoftim.
SBASHK ka kërkuar nga kërkuar nga grevistët që të vazhdojnë me grevën.
“Të nderuar grevistë, edhe përkundër përpjekjeve që të plotësohen kërkesat e drejta të juaja, ende rezultatet mungojnë, prandaj greva vazhdon edhe në ditët në vijim dhe për çdo lëvizje eventuale, do të informoheni përmes udhëheqësve tuaj sindikal dhe medieve të nderuara”, thuhet në fund të njoftimit.