Fjalë Kyçe

SBASHK-u nuk mjaftohet me greva, paralajmëron edhe një masë tjetër

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, përveç grevës kanë paralajmëruar edhe protestë në të ardhmen.

Këtë lajm për Gazetën Alo e ka konfirmuar kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj.

“Është vetëm një  ide për momentin dhe po e analizojmë, mbase java që fillon, karshi grevës që do të vazhdojë, do të shkojmë edhe me veprime të tjera sindikale dhe njëra prej ideve është që të ketë protesta”, është shprehur Jashari për Gazetën Alo.

Ai  ka thënë se një kërkesë e tillë ka dalur nga terreni, e që iu është dhënë këshillit grevist nëpër komuna ka shtuar Jasharaj.

Greva e mësimdhënsve  ka filluar tash e dy javë dhe po zhvillohet në të gjitha shkollat e Kosovës, kërkesa e tyre është rritja e koeficientit të pagave për 30% ./GazetaAlo/