Fjalë Kyçe

Së paku 30 nxënës kanë humbur jetën nga zjarri në një shkollë të Liberisë

Së paku 30 nxënës kanë humbur jetën nga zjarri në një shkollë të Liberisë

Një zëdhënës i policisë në Liberi ka thënë se të paktën 30 nxënës kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një shkollë të këtij shteti.

Zjarri filloi në natën e së martës në pjesën lindore të kryeqytetit liberias, Monrovia. Kështu shkroi në Twitter presidenti i vendit, George Weah, shkruan Independent.

Moses Carter, zëdhënës i policisë, tha: “Fëmijët ishin duke e mësuar Kuranin kur shpërtheu zjarri. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet”.

Autoambulancat e Kryqit të Kuq i kanë marrë trupat e fëmijëve të vdekur dhe pritet të varrosen të mërkurën pasdite.