Coca-Cola planifikon që deri në fund të vitit në 25 tregje botërore të lansojë në shitje Coca-colan me shije kafeje, transmeton Gazeta Metro.
Pasi që në vitin 2006 Coca-cola ka lansuar Coca-calan Blak me shije të kafesë, njerëzve edhe nuk u ka pëlqyer aq shumë, kështu që pija ka dështuar, ndërsa Coca-cola e ka ndaluar shitjen veyëm dy vite më vomë. Mirëpo, siç shkruan CNN-i, Coca-cola përsëri do të tentojë ta provojë fatin me këtë pije, kështu që planifikojnë që deri në fund të vitit, në 25 tregje, ta nxjerrin në shitje Coca-colan Plus Coffe, e cila do të ketë shijen e kafesë dhe do të përmbajë më shumë kofeinë.
Fjala është për prodhimin i cili tash e dy vite gjendet në tregje si atë australian, itakuan, spanjoll, japonez e polak, ku kompania në fakt po teston se a do të mbijetojë vërtet ai trend, dhe të përmbajë më shumë kafeje të vërtetë se sa Coca-Cola Blak.
.@CocaCola + coffee — are you in?https://t.co/1AhAVRBRHA
— Brian Monahan, WSB (@BMonahanWSB) May 31, 2019
Nancy Quan, drejtoresha kryesore teknike e kompanisë, thotë se shkak i mossuksesit të Coca-colës Blak qëndron në “tajmingun” e keq. “Ky ka qenë trend para kohës së tij, Mendoj se njerëzit nuk kanë qenë të gatshëm për kafën në brendin e Coca-colas”.