Fjalë Kyçe

Sean Penn me dokumentar për rastin Khashoggi

Sean Penn me dokumentar për rastin Khashoggi

Aktori amerikan Sean Penn po qëndron sot në Stamboll për të punuar në një film dokumentar rreth gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në një konsullatë saudite në këtë qytet turk.

Fituesi i dy çmimeve Oscar ishte përpara konsullatës saudite ku ekipi i tij regjistroi skenat e filmit.

Mediat transmetuan një video që tregon Pennin në kostum të zi duke biseduar me një kameraman para gardhit të policisë turke që pengon hyrjen në konsullatë.

Khashoggi u vra në misionin diplomatik në Arabinë Saudite më 2 tetor, kur shkoi për të kërkuar dokumentet për martesë me një shtetase turke.

Kjo vrasje shkaktoi pakënaqësinë e komunitetit ndërkombëtar dhe prishi imazhin e Arabisë Saudite, megjithëse autoritetet mohuan përfshirjen në këtë rast, transmeton KP.

Penn (58) është i njohur për pikëpamjet e tij mbi politikën dhe shoqërinë amerikane në përgjithësi, por edhe mbi iniciativat që vendet e tjera i konsiderojnë të diskutueshme.

Aktori shkaktoi kritika në vitin 2015 kur me një aktore intervistoi narko-dilerin meksikan Hoakin Gusman, i njohur si El Capo, ndërsa krimineli ishte në arrati.