Fjalë Kyçe

Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri

Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri

Partia konservatore ÖVP me kandidatin e saj Sebastian Kurz është fituse e zgjedhjeve në Austri. Ish – partneri në koalicion FPÖ ka shënuar rënie serioze.

Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastian Kurz ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamenetare në Austri. Sipas rezultateve të para jozyrtare, kjo parti ka fituar rreth 37% të votave që do të thotë rreth 5% më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

Ndërsa partia e dytë në këto zgjedhje është SPÖ, me rreth 22%, që do të thotë se kjo parti ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Austri.

Partia djathtiste FPÖ ka rënë nën 10% të votave, që do të thotë se ka shënuar një rënie prej më shumë se 6%.

Ekologjistët kanë fituar më shumë se 14%, që do të thotë një rritje prej 4%. Ndërsa partia liberale Neos ka arritur rreth 7,5% të votave, që është një shtim prej rreth 2,5%.