Fjalë Kyçe

Sekretari i NATO-s i kundërpërgjigjet Haradinajt, ta kam bërë të qartë se FSK-ja s’mund të shkojë në veri

Sekretari i NATO-s i kundërpërgjigjet Haradinajt, ta kam bërë të qartë se FSK-ja s’mund të shkojë në veri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është përgjigjur kryeministrit Haradinaj për angazhimin e FSK-së në veri të vendit.

“Ka një marrëveshje të Brukselit, të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri të Kosovës, pa pajtimin e Komandanti të KFOR-it. Këtë ia kam bërë të qartë në bisedat e mia zotit Haradinajt, dhe pres që kjo të respektohet”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, shumë aleatë pajtohen se transformimi i FSK-së në Ushtri nuk është bërë në kohën e duhur.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë NATO do të mbetet në Kosovë me trupat e KFOR-it dhe është e bazuar në mandatin e OKB-së. Sipas tij, prezenca e KFOR-it ka pasur rol të rëndësishëm për stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin, shkruan koha.net.

Ai ka përsëritur se Kosova do të jete një nga diskutimet e ditës së parë të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

Stoltenberg ka thënë se do të vlerëohet niveli i angazhimit me FSK-në për shkak se aleatet konsiderojnë se nuk ka qenë koha e duhur për votimin e ushtrisë.