Fjalë Kyçe

Sekseri i fuqishëm i Kosovës

Sekseri i fuqishëm i Kosovës

Dardan Gashi për një vit arriti pozita që do të lakmonte të arrinte edhe Vladimir Putin i Rusisë, apo Rexhep Taip Erdogan i Turqisë.
Për ata që e kanë parë serialin “House of Cards” do të arrinin të kuptonin se si një njeri mund të kap çdo pozicion të mundshëm nëse bënë dredhi edhe kur nuk ka votën e popullit.

Dardan Gashi një njeri i cili ka pasur afera korruptive edhe me djalin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën, me të cilin edhe kishin një listë zgjedhore të përbashkët, tani vetëm pse u tregua i suksesshëm për t’i ndihmuar Ramush Haradinaj në krijimin e Qeverisë, vazhdon të marrë poste kyçe edhe pse nuk ka besimin e popullit.

Ai pasi ndihmoi që Haradinaj të krijojë Qeverinë, mori postin e Ministrit të Diasporës dhe postin e zëvendëskryeministrit.
Mirëpo nuk u ndal me kaq, pasi askush nuk mundi ta arrestonte për gjuajtje me armë pa leje, ai tani ka hyrë edhe në ekipin e dialogut të Kosovës dhe Serbisë, të kryesuar nga Fatmir Limaj, ekip ky i cili u votua nga “të zgjedhurit e popullit”.

Në këtë ekip Dardan Gashi hyri pa shumë debat publike dhe kundërshtime, duke u parë si krejt e natyrshme edhe pse ai nuk ka votën e popullit që ta përfaqësojë Kosovën në asnjë institucion brenda dhe jashtë vendit./GazetaAlo/