Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ në gjithë territorin e Kosovës.
Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-si 222 prej tyre janë mbyllur.
Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga.
Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor./Gazeta Alo/