Në një hulumtim i përgatitur nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me temën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës”, ka dal se kosovarët besimin më të madh për zhvillim ekonomik e ka ndaj shtetit të Gjermanisë.
Ndërsa sipas gjetjeve tjera nga ky hulumtim ka dal se 37 përqind e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, presidentin rus, Vladimir Putin e shohin si lider botëror, shkruan Gazeta Insajderi.
Butrint Berisha, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, ka prezantuar të gjeturat e këtij hulumtimi me ç’rast kosovarët nga rezultatet ka dal se kosovarët besojë që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
“Vendin e parë për mbështetje ekonomike e ka marr Gjermania me 34 përqind, ndërsa në pyetjen se cili është lideri juaj i preferuar për kosovarët është Angela Merkel me 53 përqind. Ndërsa në pyetjen se cila organizatë ndërkombëtare e ka ndihmuar më së shumti ka dal të jetë NATO. Ndërsa minoritet rreth 37 përqind e serbëve në Kosovë e shohin Putinin si liderë botëror. 52 përqind e Kosovarëve mendojnë se Serbia e ka dëmtuar Kosovën në skenën ndërkombëtare. Një rezultat tjetër me rëndësi që Kosova duhet të bëjë një punë më të mirë”, ka treguar Berisha.