Fjalë Kyçe

Serbët e Kosovës mbrojnë Vuçiqin

Serbët e Kosovës mbrojnë Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas raporteve më të reja nga mediat serbe ende gjendet në Presidencë, ka thënë se në Kosovë populli serbë ka filluar të tubohet në mënyrë që të niset në Beograd për ta mbrojtur.

“Nuk ka nevojë të më mbrojnë sepse banda fashiste e tajkunëve kurrë nuk do të qeverisë Serbinë”, ka thënë Vuçiq, duke aluduar në liderë të opozitës që po protestojnë në kërkesën e largimit të tij nga pushteti, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë Vuçiqi në rrjete sociale, ka publikuar foto nga relaksi i tij duke luajtur shah me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Vuçiqi nga Presidenca e rrethuar, ka folur edhe për atë që ai e ka quajtur ndjekje të serbëve nga Kosova para 15 vitesh.

Ai ka thënë se Serbia do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë nëse ata që janë të ngarkuar për ta ruajtur nuk e bëjnë këtë.

Në fund ai ka theksuar se dëshiron marrëveshje kompromisi me Kosovën.