Komisioni Evropian ka refuzuar ta adresojë përgjegjësinë tek Beogradi pas shkeljes së marrëveshjes për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal.
Nuk kanë lejuar të publikohet as një deklaratë e Bordit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), pasi Qeveria e Serbisë e tërhoqi nga Bordi anëtaren e Shoqërisë Civile, Milica Skileviç, duke e dështuar mbledhjen e planifikuar të mbahej në Prishtinë, javën e kaluar.
Koha Ditore ka siguruar komunikimin mes Bordit dhe Zyrës së komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.
Si pretekst për bllokimin e deklaratës, është përdorur mungesa e dokumentit që rregullon procedurat e Bordit Këshillëdhënës dhe mungesa e konsensusit. Por anëtarët e Bordit i kanë mohuar arsyetimet e dhëna nga Komisioni, duke e kritikuar atë për ndërhyrje në punën e tyre.