Serbia për vitin 2019 pritet të ketë buxhet prej 10.5 miliardë euro. Një buxhet që nuk është shumë më i madh se i Kosovës nëse llogaritet për kokë banori. Ndërsa, shifrat e borxhit të Serbisë janë enorme në rreth 24 miliardë dollarë. Andaj, edhe suficiti i vetëm i Serbisë, është urrejtja ndaj fqinjëve. Komente të tilla ka bërë profesori Milazim Krasniqi, në një status të tij në facebook, transmeton Gazeta Alo.
Krasniqi ka shkruar se buxheti i Serbisë është buxheti i një shteti të varfër diçka më i lartë se buxheti i Kosovës.
“Buxheti i sapo miratuar i Serbisë për vitin 2019 është 10.5 miliardë euro. Sipas censusit të vitit 2011 Serbia (natyrisht pa Kosovën) ka 7.186. 000 banorë (në vitin 2002 ka pasur 7.498.001.) Sipas këtij proporcioni, rezulton se buxheti i Serbisë për kokë banori është diçka më i lartë se sa buxheti i Kosovës, por gjithsesi buxhet i një shteti të varfër”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Gazeta Alo.
Sipas Krasniqit ky buxhet gllabërohet më së shumti nga skemat sociale dhe nga shpenzimet e ushtrisë.
“Skemat sociale, veçmas për pensionet, janë një vrimë e zezë që gllabëron shuma të mëdha. Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për shpenzimet enorme të ushtrisë. Natyrisht, ai buxhet mbulon një territor 10 herë më të madh se sa Kosova, gjë që e bën edhe më poroz”, ka shtuar Krasniqi.
Ai më tutje ka thënë se Serbia ka 59% të Planit të Detajuar Vendor borxh.
“Borxhi i Serbisë gjatë vitit 2018 ka arritur shifra enorme, 24 miliardë dollarë, 59% të PDV-së. Prandaj, po u dhemb aq shumë taksa 100%, ka thënë Krasniqi.
Nga e gjithë kjo, Krasniqi konstaton se Serbia suficitin e vetëm e ka urrejtjen ndaj fqinjëve.
“Prandaj, po u dhemb aq shumë taksa 100%. Suficit të vetëm e ka urrejtjen ndaj fqinjëev”, ka përfunduar Krasniqi.
Qeveria e Kosovës vazhdon të mbajë taksën ndaj produkteve serbe prej 100%, ku dëmet ndaj ekonomisë së Serbisë pritet të vlerësohen rreth 400 milionë euro./Gazeta Alo