Zyrtarët serbë po vazhdojnë veprimet e tyre kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se për këtë arsye u vendos taksa ndaj produkteve të këtij shteti.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se Kosova këtë vit do të marrë rezultat edhe më të keq në momentin që do të kërkojë anëtarësimin në INTERPOL, transmeton lajmi.net.
“Rezultati këtë vit do të jetë edhe më i keq. Që nga ndërprerja e dialogut, ka pasur shumë pak hapësirë për kompromise dhe zgjidhje”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Sipas Daçiq derisa Kosova nuk e heq taksën, është iluzion të flitet për dialogun.
Kujtojmë, se Kosova këtë vit pritet të aplikojë përsëri për anëtarësim në INTERPOL, pas dështimit të vitit të kaluar për t’u bërë pjesë e familjes botërore të policisë.