Fjalë Kyçe

Shala takohet me ambasadorin Saliu, diskutojnë për heqjen e barrierave me Maqedoninë e Veriut

Shala takohet me ambasadorin Saliu, diskutojnë për heqjen e barrierave me Maqedoninë e Veriut

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu.

Shala, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se temë e takimet kanë qenë ankesat e bizneseve nga të dyja anët, shkruan Gazeta Alo.

Shala, ka njoftuar se ka marrë zotimin nga ambasadori që barrierat e bizneseve kosovare që po ndodhin gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejtë që është e mundur.

Postimi i tij i plotë:

Pata kënaqësinë që ta pres në takim Ushtruesin e Detyrës së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, z.Rexhep Saliu, me të cilin biseduam për ankesat e bizneseve nga të dyja anët dhe po ashtu e njoftova për barrierat që bizneset kosovare kanë gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut.

Mora zotimin nga ambasadori që këto barriera jo tarifore me Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejt që është e mundur.

Unë jam i fokusuar që t’i ndihmoj biznesit vendor duke adresuar problemet e tyre dhe qëllimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është që prezenca e prodhimeve kosovare të rritet në vendet e rajonit dhe me gjerë, duke ndikuar direkt në rritje të eksportit të prodhimeve tona./GazetaAlo/