Fjalë Kyçe

SHBA bëhet vendi me më shumë të infektuar në botë nga COVID-19, shifra tejkalon 100.000

SHBA bëhet vendi me më shumë të infektuar në botë nga COVID-19, shifra tejkalon 100.000

Numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes është rritur nga dita në ditë me hapa gjigandë në SHBA, duke bërë qe vendi të tejkalojë Kinën dhe Italinë

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri COVID-19 në SHBA ka tejkaluar shifrën 100 mijë, ndërsa 1.535 persona kanë humbur jetën, transmetonin sot mediat vendase.

Numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes është rritur nga dita në ditë në hapa thujase të papërmbatjshëm.

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldofmeters”, numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit ne SHBA është rritur për 30.840, ndërsa janë regjistruar edhe 490 raste të vdekjeve.

Epiqendra e koronavirusit në SHBA është shteti New York ku janë regjistruar 44.810 të infektuar dhe 519 raste vdekjeje.
Pas New York vijon shteti New Jersey me 8.825 raste dhe Kalifornia me 4.459 raste të të infektuarve.