Fjalë Kyçe

SHBA dëshiron raporte më të mira me aletatin e saj në NATO, Turqinë

SHBA dëshiron raporte më të mira me aletatin e saj në NATO, Turqinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve turko-amerikane.

“Vazhdimi i bashkëpunimit me aleatin tonë të NATO-s Turqinë për prioritetet e përbashkëta është me rëndësi të madhe”, shkroi Antony Blinken në Twitter pas një telefonate që kishte me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Ai përsëriti mbështetjen amerikane për bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, të cilat janë aleatë të Amerikës në NATO.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjithashtu bëri një njoftim rreth bisedës telefonike Blinken-Cavusoglu.

“Sekretari Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ku diskutuan fushat e bashkëpunimit në Siri dhe Afganistan dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike”, ka thënë ai.