Fjalë Kyçe

SHBA ekzekuton 61 vjeçarin për tri vrasje të vitit 1994

SHBA ekzekuton 61 vjeçarin për tri vrasje të vitit 1994

Një burrë nga Misuri është ekzekutuar për vrasje pavarësisht lutjeve për ta falur atë nga avokatët të cilët thanë se ai kishte paaftësi intelektuale.

Ernest Johnson mori një injeksion vdekjeprurës të martën pasi Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi të merrte në konsideratë shtyrjen e ekzekutimit, njofton Klan Kosova.

Lutjet e 61 vjeçarit për mëshirë kishin marrë mbështetje nga Papa Françesku dhe dy anëtarë të Kongresit.

Johnson vrau tre punonjës të dyqaneve gjatë një grabitje të vitit 1994, shkruan BBC.

Avokatët e Johnson argumentuan se ai nuk ishte i përshtatshëm për dënimin me vdekje sepse testet e shumta të inteligjencës kanë treguar se ai ka aftësinë mendore të një fëmije dhe ende lexon në një nivel të klasës së tretë.

Johnson lindi me sindromën e alkoolit fetal pasi nëna e tij pinte shumë gjatë shtatzënisë.

Prokurorët vunë në dukje një vendim të Gjykatës Supreme të vitit 2002 që pohon se përdorimi i dënimit me vdekje kundër amerikanëve me aftësi të kufizuara intelektuale shkel Amendamentin e Tetë të Kushtetutës së SHBA, i cili ndalon “dënimet mizore dhe të pazakonta”.

Megjithatë, kjo s’u mor në konsideratë.