Fjalë Kyçe

SHBA-ja i reagon Macronit: Nuk do të dërgojmë ushtarë për të luftuar në Ukrainë

SHBA-ja i reagon Macronit: Nuk do të dërgojmë ushtarë për të luftuar në Ukrainë

Gjatë gjithë ditës, kemi dëgjuar zyrtarë nga e gjithë bota të reagojnë ndaj sugjerimit të Francës se nuk duhet të përjashtohet opsioni për të dërguar trupa në Ukrainë.

Tani, Shtëpia e Bardhë ka komentuar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron duke thënë se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa për të luftuar kundër rusëve, raporton skynews.

“Presidenti Joe Biden ka qenë i qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Komentet erdhën pasi presidenti amerikan u takua me zyrtarë e shtetit për të diskutuar çështjet e financimit, duke përfshirë ndihmën për Kievin.

Një mori vendesh të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Gjermaninë dhe Poloninë, kanë thënë gjithashtu se nuk e kanë në plan të dërgojnë trupa tokësore në shtetin ukrainas.

Ky i fundit ka mbi dy vite që po lufton kundër rusëve, të cilët nisën pushtimin e pajustifikuar gjatë vitit 2022.