Fjalë Kyçe

SHBA-ja shton numrin e ushtarëve në Gjermani

SHBA-ja shton numrin e ushtarëve në Gjermani

Shtetet e Bashkuara do të vendosin 500 trupa shtesë në Gjermani, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

“Unë e kam njoftuar Sekretarin e Mbrojtjes se do të rrit numrin prej rreth rreth 500 trupave shtesë amerikane në rajonin Wiesbaden (Perëndim) gjatë vjeshtës”, tha Austin në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin gjerman të Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karenbauer.

Kramp-Karenbauer e përshëndeti vendimin si një “shenjë shumë të fortë të unitetit”. Austin tha se Gjermania “do të jetë një partner i rëndësishëm i sigurisë dhe ekonomik i Shteteve të Bashkuara në vitet që vijnë”.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikoi një tërheqje të madhe të trupave amerikane nga Gjermania në qershor të vitit të kaluar, raporton ap.

Plani u kritikua gjithashtu nga republikanët, të cilët e panë atë si një “dhuratë për Rusinë” dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. /