Fjalë Kyçe

SHBA, nëna e tre fëmijëve qëllon për vdekje dy policë në parkingun e hotelit në Mississippi

SHBA, nëna e tre fëmijëve qëllon për vdekje dy policë në parkingun e hotelit në Mississippi

Dy oficerë policie në Mississippi u qëlluan dje për vdekje nga një nënë që ishte ulur në makinën e saj me vajzën 10-vjeçare në sedilje.

Veterinierja 43 vjeçare Dr. Amy Anderson, gjithashtu u qëllua për vdekje në incidentin e rëndë, ne dukje në vetëvrasje.

Mediat vendase thanë se Anderson deabtoi me oficreët që ishin thirrur për një kontroll të mirëqenies së personit në një motel në qytezën Bay St Louis.

Rreshteri i policisë Steven Robin, 34 vjeç, dhe oficeri Branden Estorffe, 23 vjeç, kishin folur për rreth 30 minuta me Anderson teksa gruaja qëndronte në makinë me të bijën.

Por më pas vendosën të thërresin shërbimet për “mbrojtjen e fëmijës”.

Me sa duket duke kuptuar se autoritetet do t’i merrnin fëmijët, Anderson hapi zjarr ndaj tyre pa paralajmërim.

Oficeri Robin u shpall i vdekur në vend, kurse Estorffe vdiq më vonë në spitalin e Gulfport nga një plagë plumbi në gjoks.

Policia nuk konfirmonte nëse fëmija në makinë ishte vajza e Anderson.

Anderson punonte si veterinere në klinikën e kafshëve Lakeview Animal Hospital. Në profilin e saj në Facebook tregohet se ka tre fëmijë dhe se jeton në Ocean Springs, Mississippi.

Nuk është e qartë nëse Anderson ka vrarë veten gjatë apo pas incidentit. Hetuesit thanë se ajo u gjet me një plagë të vetë-shkaktuar arme, shkruan rrjeti vendas WTOK .

Autoritetet nuk thanë çfarë është bërë me vajzën e vogël në makinë.

Një ish-koleg i Anderson tha për rrjetin DailyMail.com tha se gruaja ishte një person shumë i ndjeshëm “që qante dhe për kafshët që trajtonte në klinikë”.

Prandaj sipas saj veprimet e Anderson me policët “nuk mund të priteshin ose parashikoheshin”.

Ende nuk janë dhënë detaje se përse oficerët e vrarë kishin thirrur shërbimet e kujdesjes për fëmijët në lidhje me Amy Anderson.

Komuniteti i zonës dhe autoritetet mbanin dje një ceremoni të gjerë përkujtimore për policët e vrarë.

Kreu i policisë Toby Schwartz foli në kujtim të oficerëve Robin e Estorffe.

“Nuk jam këtu për të diskutuar detajet e tragjedisë, por për jetën e dy oficerëve që sakrifikuan jetën për shoqërinë”, tha ai mes të tjerash.