Fjalë Kyçe

SHBA: Testimi i raketës ruse nuk është kërcënim

SHBA: Testimi i raketës ruse nuk është kërcënim

Menjëherë pas pretendimit të Rusisë se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale ka reaguar SHBA.

Pentagoni thotë se kjo nuk përbën një kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska “e njoftoi si duhet” Uashingtonin për testin, shkruan skynews.

“Nuk ishte një surprizë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Putin tha se raketa e re “Sarmat” e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë, ishte “ushqim për mendim” për ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë.