Fjalë Kyçe

SHBA teston armët bërthamore, për çka po përgatitet?

SHBA teston armët bërthamore, për çka po përgatitet?

Një breshëri e raketave ka arritur të mposhtë një raketë bërthamore të simuluar mbi Paqësorin dhe ky ushtrim mbahet për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara.

Dy raketa të nisura nga Kalifornia jugore kapën një objektiv të nisur nga 4.000 milje (6.400 km) larg, njoftuan zyrtarët e Pentagonit, përcjell Gazeta Alo.

Një raketë interceptuese shpërtheu raketën ndërkohë që një e dytë goditi vetë kokën e simuluar, ashtu siç edhe ishte planifikuar.

Ushtrimi testoi një metodë të re për trajtimin e raketave balistike ndërkontinentale (ICBMs), armëve me rreze të gjatë që përdoreshin për të shpërndarë kokat bërthamore në objektiva të largëta.

Raketat e këtij lloji janë testuar më parë, por kjo është hera e parë që armët e shumta mbrojtëse janë qëlluar në të njëjtën kohë.

Ekspertët shpresojnë se metoda e re do të ndihmojë në rritjen e shkallës së suksesit të kapjes së raketave në hyrje të territorit amerikan, të cilat kanë pasur më pak se 50 përqind sukses në të kaluarën.

Ekspertët ushtarakë thanë se kjo paraqet një hap para në fushën e mbrojtjes nga armët bërthamore, megjithatë ata janë shprehur se nuk e dinë sesa do të mund të ishin efikase këto metoda në një situatë të kërcënimit real.

Ndryshe SHBA planifikon të rrisë buxhetin për qëllime ushtarake, dhe Qeveria i ka kërkuar një buxhet prej 9 miliard dollar për armët mbrojtëse, duke përfshirë edhe bazën në Alaska./Gazeta Alo/