Fjalë Kyçe

SHBA vijon “sulmet”, Pompeo: Nuk është hera e parë që një virus del nga Kina

SHBA vijon “sulmet”, Pompeo: Nuk është hera e parë që një virus del nga Kina

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë në patogjene (bakter ose mikrob që shkakton sëmundje) ngjitëse, por nuk e di nëse objektet kanë siguri të përshtatshme për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

“Ne vlerësojmë se ka laboratorë të shumtë brenda Kinës që po vazhdojnë të punojnë, me patogjenet ngjitëse”, tha Pompeo në një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit.

“Ne nuk e dimë nëse ata po punojnë me një nivel të sigurisë për të parandaluar që kjo (pandemia e koronavirusit) të ndodhë përsëri. Mos harroni kjo nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”, tha Pompeo.

Koronavirusi u paraqit për herë të parë në Kinë, në fund të vitit të kaluar dhe shumë shpejt u shpërnda në të gjithë botën.