Ish imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se islami është fe elestike, dhe lejohet interpretimi në rrethana të ndryshme.
Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se islami nuk është fe ekstremiste.
“Islami nuk është fe ekstremiste. Islami është fe mesatare. Islami ka elasticitet në shoqëri”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hoxha ka thënë se feja në Kosovë nuk mund të praktikohet si në Mekë, Medine apo damask.
“Këtë ne u shpjegojmë edhe studentëve tonë që studiojnë në vendet arabe. U themi se Kurani është i njëjtë, por interpretimi duhet të bëhet ndryshe”.
Krasniqi ka thënë se interpretimi i fesë, ndryshon nga vendi në vend dhe koha në kohë.
“Mënyra e të interpretuarit dhe praktikimit, ndryshon prej kohës, rrethanave dhe vendit”, ka thënë ndër të tjera hoxha Shefqet Krasniqi.