Fjalë Kyçe

Shembet kisha në Ganë, 21 të vdekur

Shembet kisha në Ganë, 21 të vdekur

Një kishë me gjashtë kate në Ganë, shtet në Afrikën Perëndimore, është shembur, me ç’rast 21 persona e kanë humbur jetën.

Drejtori i Organizatës Kombëtare për Menagjimin e Katastrofave, Richard Amo Yartey, njoftoi mediet se kisha 6-katëshe është shembur në zonën Manso Akroso, duke lënë të vdekur 21 persona deri më tani.

Drejtori Yartey tha se i kanë gjetur trupat e 18 personave, ku 8 prej tyre janë shpëtuar, shkruan Gulftoday, transmeton Gazeta Express.

“Kisha e Prosperitetit” u shemb në qytetin Akyem Batabi menjëherë pasi adhuruesit kishin përfunduar një ritual lutjeje.

Një i mbijetuar i tha medieve lokale se rreth 60 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u shemb.

Shkaqet e aksidentit ishin ende të panjohura, por themeluesi i kishës, prifti Isaac Ofori, i njohur gjerësisht si Akoa Isaac, po ndihmon policinë rreth hetimit të kësaj shembjeje.

Pretendohet se ishin 60 persona duke kryer ritualin e lutjeve kur kisha u shemb, por ende nuk dihet saktësisht sa persona kanë humbur jetën dhe sa kanë shpëtuar.