Një person është dërguar i pajetë mbrëmjen e së enjtes në Spitalin e Krujës.
Mësohet se viktima është Ylli Tafili, 51 vjeç. Ai është përfshirë në një konflikt me fqinjin e tij, ndërsa është ende e paqartë me çfarë është qëlluar.
51-vjeçari është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit./A2CNN/