Politikani serb, Vojsillav Sheshel, ka folur për ngjarjet e 20 vjetëve më parë, duke kujtuar kohën e bombardimeve dhe rolin e sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Sheshel thotë se kishin planifikuar që t’ia blinin një xherdan Albrighitit, për të ndalë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, por e kishin anuluar këtë tentim për ryshfetë, pasi kishin marrë informacione nga shërbimet sekrete se ajo ishte në lidhje dashurie me Hashim Thaçin i cili në Rambuje përfaqësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Më kujtohet rasti kur dikush nga Qeveria tha se duhet t’ia blejmë një xherdan të vlefshëm 1 milion dollarë Albrightit si ryshfet, por më pas morëm informacione nga shërbimet tona të sigurisë se ajo ishte në lidhje dashurie me Thaçin, dhe një ide e tillë për dhuratë nuk do të kishte më kuptim. Asgjë sdo të arrihej me një dhuratë luksoze”, ka thënë Sheshel, transmeton Express.
Kjo ide për ryshfet kishte ardhur pasi që Serbia frikësohej nga bombardimet e NATO-s.
Shesheli në kohën e sulmeve të NATO-s ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.