Fjalë Kyçe

Shfaqet mutacioni i koronavirusit që mund të shmangë mbrojtjen e maskës e larjes së duarve

Shfaqet mutacioni i koronavirusit që mund të shmangë mbrojtjen e maskës e larjes së duarve

Ky mutacion sipas një studimi të ri mund të jetë më ngjitës dhe bartë më shumë ngarkesë të virusit sipas studimit të ri që ende nuk është verifikuar nga shkencëtarët. Hulumtuesit pretendojnë se ky mutacion mund të jetë reagimi i koronavirusit ndaj përpjekjeve mbrojtëse të deritanishme.

Shkencëtarët në punimin e tyre të publikuar të mërkurën pretendojnë se kanë identifikuar një degëzim të ri të koronavirusit SARS-CoV-2, që ishte përgjegjës për 99.9 për qind të rasteve gjatë valës së dytë në zonën e Houston të Texas në SHBA, ka raportuar gazeta amerikane The Washington Post.

Ky punim që ende nuk është verifikuar, tha se njerëzit e infektuar me këtë degëzim të ri, të emëruar si D614G, përmban, ngarkesë më të madhe të virusit – që sugjeron se është më infektues. Megjithëse nuk është vdekjeprurës, hulumtuesit thanë se si duket është përshtatur më mirë për t’u përhapur më lehtë tek njerëzit.

David Morens, virolog në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Alergjive në SHBA, tha se të gjeturat të çojnë drejt asaj se virusi mund të shndërrohet në një më ngjitës dhe kjo mund të “ketë implikime në aftësinë tonë të kontrollit.” Ai tha se është e mundur që virusi të ketë evoluar që të mund të rezistoj përpjekjet e parandalimit si larja e duarve, mbajtja e maskave dhe distancimi social , i ka thënë ai gazetës amerikane.

“Mbajtja e maskave, larja e duarve, të gjitha këto janë barriera ndaj transmetimit, apo infektimi, por me shtimin e infektimit të virusit, përmirëson statistikat e shmangies së këtyre barrierave” tha Morens.