Me 69 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim është shfuqizuar Ligji për Lojërat e Fatit, kësisoj të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend.
Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion, tha se komisioni që ajo udhëheqë ka mbajtur mbledhje, mirëpo nuk kanë dalë me një rekomandim.
“Ne kemi diskutuar për afër një orë por ka pasur dilema për licenca dhe tash u njoftova se licencat janë pa afat, duke pasur parasysh disa diskutime dhe disa çështje për Lotarinë e Kosovës, ne nuk kemi rekomanduar asgjë”, ka thënë ajo.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Legjislacion, Bilall Sherifi, ka thënë se arsyeja pse ky komision ka dalë pa rekomandim është sepse duhet takim me ministrin e Financave dhe me akterë të tjerë, në mënyrë që të japin rekomandime.
“Deputetet kanë të drejtë të votojnë bash çka të duan. Ne kemi shiku se a ka shkelje në rrafshin ligjor. Ne kemi nevojë si komision që ta kemi në takim ministrin e Financave e akterë të tjerë që të dalim me rekomandim”, ka thënë ai.