Fjalë Kyçe

Shifra të frikshme nga Italia: Gati 800 të vdekur nga koronavirusi në 24 orëshin e fundit

Shifra të frikshme nga Italia: Gati 800 të vdekur nga koronavirusi në 24 orëshin e fundit

Koronavirusi po vazhdon ta godasë keq Italinë, ku sipas raportimeve të BBC janë regjistruar 793 vdekje nga Covid-19 në 24 orëshin e fundit – një tjetër rekord ditor.

Vetëm në rajonin verior të Lombardisë, 546 persona kanë vdekur brenda një dite.

Në total 4,825 njerëz kanë vdekur tani në të gjithë vendin.

Më shumë se 53,500 persona janë konfirmuar si të prekur nga ky virus, më shumë se 6,500 që nga dita e djeshme.