Fjalë Kyçe

Shifrat e koronavirusit, mjekët rusë ngrenë dyshime …

Shifrat e koronavirusit, mjekët rusë ngrenë dyshime …

Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Javën e kaluar, udhëheqësi rus nënshkroi dekrete për të nderuar mjekët me medalje të veçanta për përpjekjet e tyre kundër koronavirusit, thotë VOA. Megjithatë, shumë mjekë rusë kanë shprehur zhgënjim për një vlerësim të ulët të sakrificave të tyre nga ana e publikut, dhe shprehin zemërim me qeverisjen, duke thënë se po i lë në baltë ata vete dhe pacientët.

Mjekët i vënë në dyshim shifrat zyrtare që qeveria ka paraqitur për rastet e reja të infeksionit dhe numrin e viktimave nga COVID-19.Personeli mjekësor i vendit në përgjithësi nguron të flasë për mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale, mungesën e specialistëve dhe për mjediset e mbingarkuara. Gjykata e Lartë e Rusisë ka vendosur se është i paligjshëm diskutimi në publik i atyre që cilësohen si “lajmeve të rreme” lidhur me pandeminë vdekjeprurëse dhe një veprim i tillë dënohet me deri në pesë vjet burg.

Megjithatë, disa duket se janë të përgatitur të përballen me zemërimin e autoriteteve e të ngrenë zërin. Një mami nga Ufa, një qytet në rajonin e Vollgës, i shpjegoi kohët e fundit gazetës Novaya Gazeta, një gazetë e pavarur investigative, se një numër i madh i mjekëve po sëmuren.

“Mjekët thjesht marrin disa nga ilaçet që kanë dhe vazhdojnë të punojnë sepse nuk ka njeri që të na zëvendësojë,” u shpreh ajo.