Ekspertët e Fondacionit Oswaldo Cruz në Brazil kanë kapur disa imazhe ndërkohë që po studionin si përhapet koronavirusi.
Në këto pamje shihet moment kur grimaca të shumta virusi përpiqen të hyjnë në një qelizë të shëndetshme.
Studiuesit përdorën një mjet që u lejon atyre të zmadhojnë objektet deri në dy milion here duke i lejuar ata të futen thellë brenda qelizës dhe të shohin virusin.
Institucioni i kërkimit brazilian, Fiocruz, tha që qelizat e përdorura në studim vinin nga majmuni jeshil afrikan – jo nga njerëzit.
Kulturat qelizore nga majmuni i gjelbër afrikan që gjendet në Sudan dhe Etiopi, shpesh përdoren në testet laboratorike, sipas Fiocruz.
Imazhi më i rëndësishëm i kapur nga studiuesit në Brazil tregon momentin kur COVID-19 fillon të hyjë në qelizën e shëndetshme.
Në njërën nga pamjet mund të shihni disa grimca të virusit që përpiqen të infektojnë citoplazmën e qelizës.
Në një imazh tjetër grimcat virale kanë infektuar qelizën .