Fjalë Kyçe

Shikuesit mbeten zemërthyer kur shohin sesi i vogli kujdeset për vëllain me Sindrom Down

Shikuesit mbeten zemërthyer kur shohin sesi i vogli kujdeset për vëllain me Sindrom Down

Shikuesit u mbushën me lot kur panë historinë e marrëdhënies prekëse midis një djali nëntëvjeçar dhe vëllait të tij binjak me sindromën Down në episodin e natës së fundit të emisionit ‘Si jetojnë fëmijët?’.

Billy dhe Tom Moxon u paraqitën në episodin e parë të serialit të ri në Channel 4, i cili bashkon fëmijët me prejardhje të ndryshme që përndryshe nuk do të kishin mundësi të takoheshin kurrë.
Së bashku ata kaluan kohë me Brendan McMasters, nëntë vjeç dhe shtatëvjeçaren Yasmin Kolawole, të cilët të dy jetojnë vetëm sa e gjuan gurin larg nga shtëpia e familjes me pesë dhoma gjumi të Moxons në Birmingham, por që çojnë jetë të ndryshme.

Kur erdhi koha që bijtë e saj të vizitonin Brendanin, nëna Sian Moxon ishte e shqetësuar pasi sindroma Down e Tomit bën që ai shpesh është lënë anash kur është fjala për lojëra dhe kështu rrallë del nga shtëpia pa të.

Por vëllai i tij Billy premtoi se do të kujdesej për të vëllain – të cilin ai e përshkroi si ‘të sjellshëm me të gjithë’ – dhe madje e çoi në tualet në shtëpinë e Brendanit. Tom ia ktheu po ashtu me dashuri, pasi e përshkroi Billy-n si ‘njeriu më i mirë në botë’. /Gazeta Alo

Lajme të tjera