Fjalë Kyçe

Shkarkohet Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova”

Shkarkohet Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar vendimi për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, si dhe ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve.

Sipas njoftimit, bordi i përkohshëm përbëhet nga Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor; Luan Matoshi, drejtor; Miranda Zherka, drejtore dhe Urim Gashi, drejtor.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A..