Fjalë Kyçe

Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane në Spanjë, sekuestrohen 125 kg drogë

Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane në Spanjë, sekuestrohen 125 kg drogë

Gjashtë persona janë arrestuar në Spanjë në kuadër të operacionit policor të koduar “BOAN”.

Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i përfshirë në trafik droge, pastrim parash, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në organizatë kriminale.

Konkretisht u arrestuan 5 burra dhe një grua, nga 41 deri në 55 vjeç, të kombësisë shqiptare dhe kolumbiane.

Hetimi filloi kur policia zbuloi një konteiner mbeturinash me 36 kg marihuanë me lule. Gjatë hetimit, u konstatua se organizata kishte një hierarki të fortë, me drejtuesin e saj që bënte udhëtime mujore në Londër, aty ku supozohej se kishte edhe vendbanimin.

Si rezultat i procedimit, janë kryer pesë kontrolle, dy banesa, dy magazina industrial. Në total u gjetën 125 kg marihuanë, një pistoletë, 4000 euro kesh dhe të gjitha furnizimet e nevojshme për kultivimin dhe prodhimin e marihuanës./Euronews Albania