Fjalë Kyçe

Shkenca: Kjo është arsyeja përse po iu tradhtojnë partnerët

Shkenca: Kjo është arsyeja përse po iu tradhtojnë partnerët

 Megjithëse çdo marrëdhënie është unike, hulumtuesit në Universitetin e Queensland-it studiuan pse njerëzit kanë gjetur se ka disa faktorë që tregojnë se një person ka më shumë gjasa të tradhtojë.

Sipas gjetjeve, të publikuara në Gazetën Britanike të Psikologjisë, njerëzit që janë impulsivë mund të tradhtojnë sepse nuk ndalen për të shqyrtuar situatën, në vend që veprojnë në mënyrë më të matur, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, ata që kanë pasur më shumë partnerë seksualë në të kaluarën, janë më të prirur të jenë jobesnikë dhe të kërkojnë partnerë të tjerë, sepse kanë zhvilluar aftësi të caktuar, sipas studiuesve.

“Pjesëmarrësit që kishin përjetuar intimitet seksual me një numër më të madh partnerësh, gjithashtu raportuan mos-besnikërin daj partnerit/es”, shkruajtën autorët e studimit.

“Kjo prirje mund t’u atribuohet aftësive individuale në njohjen e përparimeve seksuale ose rekrutimin e partnerëve seksualë”, deklaruan ata tutje.