Fjalë Kyçe

Shkenca: Përcjellja e ndeshjeve të futbollit mund të përmirësojë zemrën tuaj

Shkenca: Përcjellja e ndeshjeve të futbollit mund të përmirësojë zemrën tuaj

Shuplaka të dorës të djersitura, nervozë dhe përzierje janë disa nga simptomat që shkaktohen nga shikimi i futbollit.

Në një studim të fundit, të realizuar nga Universiteti i Leeds, ka konfirmuar se shikimi i futbollit ka një ndikim pozitiv në shëndet, transmeton lajmi.net.

Ata analizuan 25 fansa të ekipit futbollistik të Britanisë së Madhe ‘Leeds United’, në mesin e moshave 20-62 vjeçe, përgjatë tri lojëve kyçe në kompeticionin ‘Championship’.

Këta tifozë u monitoruan fizikisht dhe psikologjikisht përgjatë lojëve, për t’ua përcjellur tre faktorë kyç – rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe gjendjen emocionale.

Pjesëmarrësit vendosën matës të rrahjeve të zemrës përgjatë lojës, gjersa shtypja e gjakut u mat në intervale të ndryshme kohore.

Mbështetësve poashtu iu realizuan anketa të gjendjeve emocionale dhe u intervistuan pas lojëve për analizë psikologjike.

Rezultatet gjetën se një rritje e rrahjeve të zemrës gjatë lojës çoi në stres pozitiv – i ngjashëm me atë që përjetohet përgjatë ushtrimeve të moderuara kardiovaskulare – duke vërtetuar se shikimi i futbollit në të vërtetë është i dobishëm për shëndetin e përgjithshëm.

Kur Leeds fituan, secilit fans iu ul niveli i shtypjes së gjakut.

Ndërkaq, në terma të impaktit psikologjik, secili pjesëmarrës kishte një gjendje emocionale pozitive përgjatë 24 orëve pas fitores së ekipit të zemrës.