Askujt nuk i pëlqen të vërejë shenja të plakjes – qoftë nëse është fjala për flokët e thinjura apo shfaqjen e rrudhave.
Përderisa për rrudhat ka shumë kremra apo produkte tjera që ndihmojnë në mbulimin e tyre, siç duket nga tani do të ketë shpresë edhe për meshkujt tullacë, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët amerikanë kishin qenë duke analizuar se nga formohen tumore të caktuara të kancerit, kur aksidentalisht kishin hasur në një ilaç potencial gjenetik për tullacërinë.
Në këtë hulumtim, i cili është publikuar në revistën ‘Genes and Development’, ekipi ka zbuluar se, kur qeliza të caktuara largohen nga meshkuj, atyre u bien qimet.
Përveç kësaj, fshirja e një gjeni në qelizat e tyre kishte ndikuar që atyre t’ua shndërronin qimet në thinja.
Me këtë njohuri, shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen do të arrijnë që përmes ndërhyrjeve adekuate ta korrigjojnë këtë problem kozmetik.